“O ropt ku ti keni pra”, shef Titi nxehet në emisionin e gatimit, gjuan me shishe gazetarin (VIDEO)

Një kamera e fshehtë e realizuar nga Ora News, për rënien e shikueshmërisë së emisionit të tij të gatimit, ka nxehur Shef Titin.

Advertisements

Ka qenë kolegu i tij Ronaldo Sharka që i ka bërë kamer të fshehtë Shef Titit, bashkë me regjisoren e emisionit, dhe i kanë komunikuar atij se emisioni do të mbyllej për shkak se nuk shikohej më.

Dy kolegët nxehen me njëri-tjetrin, me Ronaldo Sharkën që i thotë regjisores së fajin për “dështimin” e emisionit e kishte Shef Titi. Ky i fundit duke mos e ditur që po regjistroheshin dhe që e gjitha ishte një kamera e fshehtë, i hedh ujë Ronaldos dhe më pas e qëllon me shishe.

Advertisements

I nervozuar Shef Titi heq përparsen dhe bëhet gati të ikë, por kolegu i tij dhe regjisorja kthehen dhe i thonë se e gjitha ishte një kamer e fshehtë. “O ropt ku t’i keni pra”, thotë Shef Titi e qesh bashkë me ta pasi i ishte “bërë mishi kokërr”, siç thotë vetë në videon e mëposhtme.

Minuta: 09.50 – vazhdim

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBebe Rexhën e ka marrë malli për Shqipërinë, këngëtarja mezi pret të kthehet në atdhe, ja fotoja qe shperndan
Artikulli tjetërZgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, ja thirrja e forte qe Dua Lipa dhe babai i saj bëjnë