Lulzim Basha: Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë, pse të mos jemi dhe në vendin tonë!

Kreu i PD Lulzim Basha, thotë se largimi i Edi Ramës është nevojë për të sjellë shpresën dhe zhvillimin në Shqipëri.

Advertisements

Sipas tij, shqiptarët janë të suksesshëm kudo në botë, pse të mos jenë dhe në vendin e tyre. Basha i referohet një raporti të Eurostat që e rendit vendin tonë të 6-in në botë për emigracionin.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.

Advertisements

Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë”, shkruan Lulzim Basha, kryetar i PD.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksidenti tek Ambasada Italiane, Eni Vasili merr mesazhin e papritur në telefon ‘live’ në emision
Artikulli tjetër18-vjeçarja nderron pasi lind në shtëpi, nuk e dinte që ishte shtatzënë