Në vitin 2012, në Stamboll ekzke utohet biznesmeni turk Omer Satin. Në Shqipëri, ai ishte bashkëpronar i kompanisë “BT International Engineering Services Limited & Arun Construction Joint Stock Company SHA”.
Advertisements
Ai posedonte 40 % të aksioneve. Ortaku i dytë po me 40 % rezulton RezartTaçi. 20 % posedoheshin nga dy shtetas të tjerë turq.
Mediat turke raportuan në atë kohë se një prej pistave të hetimit ishin konfliktet me aksionerët në Shqipëri. Për krimin u arrestuan 4 persona me kombësi turke. Ata prnauan autorësinë dhe dëshmuan se ngjarja lidhej me një borxh të pakthyer nga viktima Satin.
Advertisements
Askush nuk u thellua në faktin se biznesmeni turk është ndërmjetësi mes azerëve, Rezart Taçit dhe bankës Credins për marrjen e kredisë 75 milionë euro. Për herë të parë, Top Story zbardh dëshminë e Taçit për rolin e shtetasit turk.
“Në momentin e lëvrimit të kredisë nuk ka pasur asnjë lloj kontrate midis shoqërisë “AMRA” dhe “bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit’ dhe personi që ka ndikuar për lëvrimin e kësaj shume ka qenë shtetasi turk Omer Satin” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.
Qartazi Taçi ka pranuar se për kredinë është ndjekur një rrugë e pazakontë. Është thuajse e pamundur të operohet pa nënshkruar kontratë nga bankat para lëvrimit të kredisë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për shuma dhjetra miliona euro si në rastin konkret.
“U vr a në këtë periudhë, edhe ai nuk jeton më, ra ndërmjetësi që mundësoi ardhjen e azerëve”u shpreh gazetari Artan Hoxha
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!