Burime për Dosja.al bëjnë me dije se flakët kanë djegur banesën në lagjen “Kadri Qystri”, dhe shkak për këtë dyshohet se ka qenë një bombol gazi e cila përdorej për ngrohje.
Advertisements
LUSHNJE- Një banesë në Lushnje pasditen e sotme është përfshirë nga flakët.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se flakët kanë djegur banesën në lagjen “Kadri Qystri”, dhe shkak për këtë dyshohet se ka qenë një bombol gazi e cila përdorej për ngrohje.
Advertisements
Mësohet se në banesë jetonte vetëm 84- vjeçari, Hasan Sharka, i cili për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht, ndërkohë banesa është shkrumbuar totalisht.
Zjarri nuk është shpërndarë tek banesat e tjera, falë ndërhyrjes së zjarrëfikësve. Sakaq, Sharka aktualisht po jeton tek të afërmit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!