Laboratori i Shkodrës jepet me koncesion, 25 punonjës do dalin ne rruge? Drejtori: E pavërtetë! Ja cpo ndodh realisht

Drejtori i Laboratorit të Shkodrës, Ardian Dajti, thotë se lajmi se 25 punonjës të këtij laboratori do të shkarkohen pasi ai të privatizohet, është i pavërtetë. Sipas tij, laboratori do privatizohet, por punonjëstit do mbeten në punë.

Advertisements

Dajti ka siguruar mjekët dhe të gjithë punonjësit e laboratorit se asnjë prej tyre nuk do të largohet nga puna.

“Asnjë përfaqësues apo punëtor i angazhuar në çfarëdolloj cilësie mjek, laborant në laboratorin e Shkodrës nuk i është ndërprerë marrëdhënia financiare. Lajmi që lihen papunë punonjësit e laboratorit është i pavërtetë. Ne jemi në një proces që së shpejti do të fillojë privatizimi dhe dhënia me koncesion, por të gjithë punonjësve të laboratorit do t’u jepet mundësia që me punëdhënësin e ardhshëm të kenë mundësi për marrëdhënie pune.

Advertisements

Pra asnjëri nuk do të largohet nga koncesionari. Me këtë dua të shuaj frikën se disa punëtorë do ikin apo do largohen, e do zëvendësohen me disa të tjerë që s’kanë lidhje me punën”, ka thënë Dajti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas deklaratave te bujshme flet perseri Laert Vasili: Shqiptarët dhe grekët janë i njëjti popull, kanë një trung!
Artikulli tjetërNdahet nga jeta studiuesi dhe profesori i njohur i FSHN-së, miqtë dhe studentët të pikëlluar për humbjen e tij