“Njëra palë më thoshte hiqe, tjetra mbaje” Nora Malaj rrëfen sfidën e vështirë në shtatzëni

Disa ditë pasi djali i saj, Dritani festoi 31-vjetorin e lindjes, Nora Malaj, e ftuar në programin ‘Rudina’ foli për herë të parë për shtatzëninë dhe fillimet e mëmësisë, një përvojë që për të nuk kishte qenë e lehtë, pasi ishte sëmurur nga rubeola dhe mjekët i kishin rekomanduar ta abortonte bebin.

Advertisements

“Në ’89-ën unë ngela shtatzënë, ishte një gëzim shumë i madh sepse në familjen tonë bashkëshorti im është djalë i vetëm dhe sigurisht donin që të kishim një djalë. Muaji i parë dhe i dytë është ai fillimi i shqetësimeve dhe në fillim të muajit të tretë mua më kap rubeola.

Në listën e ministrisë së asaj kohe por edhe në përgjithësi në instancat e aspektit të mjekësisë, njihet që rubeola është një sëmu ndje ngjitëse e cila në një mënyrë apo tjetrën, v irusi krijon probleme në drejtim të fëmijës dhe të zhvillimit të tij. Mjekët u shqetësuan, ishte e vetmja sëmundje dhe 2-3 të tjera që ishin futur tek lista në rastet kur abor tohej, se atë here nuk lejohej të abortoje dhe ishte me ligj dhe duhej patjetër të kaloje një kalvar të gjatë mundimesh.”

Advertisements

Më pas filloi dilema e madhe ta mbante apo ta abortonte dhe ajo, vetëm 24 vjeç, tregoi se në atë kohë ishte një terr informativ.

“Filloi dilema e madhe dhe e tme rrshme sepse sigurisht unë nuk kisha këtë dije që kam sot dhe më kujtohet atëherë që ishte një situatë kur unë punoja në shtëpinë botuese dhe po merresha me redaktimin e vëllimeve që quhen parimet e mjekësisë së përgjithshme. Natyrisht nuk kuptoja shumë nga mjekësia, por ajo më bëri që të hyja dhe të shikoja çfarë po ndodhte. Debati ka qenë shumë i madh në shtëpinë time, ne kemi dy mjekë, dajën e bashkëshortit tim, doktor Xhemilin. Njëra palë thoshte ta dështojmë, tjetra thoshte ta mbajmë.

Të gjithë më shihnin mua, unë isha 24 vjeç dhe nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, por mëmësia më thërriste shumë fort dhe më thoshte unë nuk do ta marr këtë hap. Dy debatet i kishim me dajën i cili ishte pro meje dhe doktor Selfo Batallin që nuk jeton më por ka qenë një nga mjekët më të mirë që kemi patur që dhe atë e kishim doktorin e shtëpisë sepse e kishim dhëndër në familje. Që të dy këta thoshin që ti Nora do ta bësh dhe madje Selfoja më kishte përcaktuar datën që do ta lindja në 11 Janar dhe unë u vonova vetëm 1 ditë në 12. Pala tjetër ligjore më thoshte duhet sepse kjo lloj sëmundje nxjerr anomali të tjera të mëdha.”

Më tej ajo rrëfeu se pasi kishte bërë ekon e parë me mjekun Halim Kosova, ai i kishte sugjeruar të prisnin deri në muajin e gjashtë:

“Shkova për të bërë ekon dhe më thotë doktor Halimi: Nora në të përgjithshmen nuk ka probleme dhe më duket se kemi tendencën për ta bërë dhe djalë, por unë nuk të marr dot përsipër. Do të provojmë deri në muajin e 6 dhe pastaj e shohim nëse kemi probleme atëherë do ta dështojmë. Tani imagjinoni për një moment veten se si ti do marrësh këtë akt që quhet në thonjëza të vrasësh dikë.

Në muajin e 4-të unë ndjej Dritanin duke lëvizur. Unë ditë mora vendim, thashë harrojeni që unë këtë fëmijë do ta heq. Këtu filloi kalvari i mundimeve të mia dhe të të gjithë pjestarëve sepse njëri thotë do dalë kështu, tjetër thoshte do dalë ashtu. Nuk lashë libër pa lexuar dhe ishte një situatë tmerr i paparë. Po tmerri nuk mbaron këtu. Tmerri mbaronte dhe me përgatitjet se çfarë do ndodhte me bebin kur të dilte në jetë sepse ishte periudha më e keqe e të gjitha problematikave.”

Megjithatë, gjithçka për zv.ministren e Arsimit shkoi mirë dhe pavarësisht probabilitetit për të pasur probleme, ajo pati fat dhe lindi një fëmijë të shëndetshëm.

“Kam kuptuar një gjë gratë janë aq të forta saqë kur marrin vendime nganjëherë kapërcejnë edhe ato që për mjekësinë quhen situate të pamundura”, tha ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRritje fare e lehtë e temperaturave dhe diell, parashikimi i motit per sot
Artikulli tjetërÇfarë po paralajmëron këtë herë Artan Hoxha? Shfaqet në televizionin e madh botëror dhe nxjerr fotot