Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Ponoshec të Gjakovës, kur për pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Advertisements
Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij”, tha zëdhënësi i Policisë së Gjakovës.
Advertisements
“Në vend ngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e dy personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Nysret Gjurkaj.
Sipas tij, në vendngjarje ka dalë kryeprokurori dhe po kryhet shikimi i vendit të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!