“E di që do të vdes”/ Historia prekëse e emigrantit nga Bangladeshi që u infektua me Covid: Po prisja gruan që të lindte

Kathimerini shkruan se emigranti në momentin që u infektua me Covid u përkeqësua dhe u detyrua të futej në intubim.
GREQI- Mediat greke kanë bërë të ditur historinë prekëse të një emigranti nga Bangladeshi, që u infektua me Covid. Kathimerini shkruan se emigranti në momentin që u infektua me Covid u përkeqësua dhe u detyrua të futej në intubim. Ajo e ka marrë në pyetje emigrantin, i cili ka thënë se para se të futej në intubim ka marrë në telefon gruan e tij në mënyrë që të t’i jepte asaj lamtumirë pasi mendonte se do të vdiste.

Advertisements

Gruaja e emigrantit 38-vjeçar në ato momente ishte në orag të lindjes dhe ai e telefonoi atë për t’i dhënë porositë e fundit. Por edhe pse ai mendoi situatën më të keqe që mund t’i ndodhte, arriti që t’ia dilte dhe të sherohej nga Covid.

“Pavarësisht moshës, një emigrant 38-vjeçar nga Bangladeshi u fut në shërbimin intensiv dhe më pas në intubim. Mjekët kishin një problem me komunikimin me të pasi ai nuk fliste as greqisht dhe as anglisht. Në fund fare, pak para se të futej në intubim, spitalin e telefonon një grua greke dhe shprehet se ishte punëdhënësja e një shokut të tij. Kështu u mundësua një lidhje me familjen. Kur telefonoi bashkëshorten ai i tha se ishte i sigurt se do të vdiste, ndërsa ajo priste të lindte. Pavarësisht kësaj, ai arriti t’ia dilte duke fituar luftën!“ thuhet në shkrimin e medias greke.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPerputhen, Le emisionin Fatjoni dhe Erisi pas Sh errit
Artikulli tjetërFutbollisti i Milanit me COVID-19, tifozët tërbohen me partneren e lojtarit: E infektove ti!