Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar një video ku përcjell zërin e qytetarëve të cilët shprehen të zhgënjyer nga Rama, dhe premtimet e tij për shëndetësinë falas.
Advertisements
Një nga pikat e premtuara nga qeveria Rama është dhe shëndetësia falas, për të cilën qytetarët shqiptarë ndihen të mashtruar. Sipas kryetarit të opozitës shëndetësia në Shqipëri është në kolaps dhe shqiptarët janë duke paguar më shtrenjtë se çdokush tjetër në rajon.
“Premtoi shëndetësi falas për të gjithë por gënjeu. Shëndetësia është në kolaps dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon! Rama është dështim. Ai duhet të largohet.”, shkruan Basha krahas videos.
Advertisements
Kujtojmë se pak ditë më parë në media u bë publike rasti i një mashtrimi të ndodhur në spitalin Covid2 ‘Shefqet Ndroqi’, ku sanitarja e këtij spitali hiqej si infermiere duke u zhvatur lekë famijarëve të pacientes.
Premtoi shëndetësi falas për të gjithë por gënjeu. Shëndetësia është në kolaps dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon! Rama është dështim. Ai duhet të largohet. pic.twitter.com/r2jOletd9J
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 18, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!