A duhet të shkojmë drejt izolimit? Mjeku Koraqi tregon a duhet të shtrëngohen masat

Shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi në një lidhje me “Skype” në “Abc-ja e mëngjesit” tha se duke patur parasysh numrin e infektimeve në vendin tonë dhe situatën që paraqitet në spitale, nuk është e nevojshme që të merren masa më të ashpra apo të shkojmë drejt një lockdown-i.

Advertisements

Referuar lajmit se në Norvegji 23 persona kanë humbur jetën pas bërjes së vaksinës Pfizer & Biontech, 13 prej të cilëve kanë qenë nga shtëpia e të moshuarve, Koraqi tha se kjo është e pashpjegueshme për faktin se nuk ka ndodhur ne vendet e tjera.

“Situata agravohet ose lirohet në bazë të shifrave. Për shkak se shifrat nuk janë të rënduara dhe kemi një situatë pothuajse stabël numrat e infektiveve të rinj nuk është se janë shtuar, ezaurimi i kapaciteve spitalore nuk ka ndodhur kështu që nuk ka asnjë arsye bërë të bërë lockdown.

Advertisements

Nuk është se e parandalon apo zhduk virusin, e vetmja gjë që bën lockdown është që i jep kohë sistemin shëndetësor për t’u përshtatur dhe për të patur hapësira. Vazhdojmë me të njëjtën gjendje me oraret, me shkollat me fluturimet. Këto masa kanë dhënë një farë mënyre rezultat dhe nuk shoh asnjë arsye që të agravohen apo lehtësohen”, -u shpreh ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi ndryshon moti këtë javë, ja ç’thone meteorologët, ja ditët më problematike
Artikulli tjetër“Pasaporta COVID-19”/ Ja ideja që po shqyrton BE për t’u mundësuar lëvizjen qytetarëve