Aksident tek mbikalimi i Rinasit, krijohen radhë të gjata në trafik

Mëngjesin e kësaj të hënë një automjet tip “Audi” është aksidentuar tek mbikalimi i Rinasit. Sipas informacioneve, bëhet e ditur për “Faxweb” se automjeti është përplasur me trafikndarësen duke shkaktuar vetëm dëmet materiale të mjetit, ndërsa theksohet se nuk ka pasoja në njerëz.

Advertisements

Nga përpla sja e ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit është krijuar një kaos pasi aksidentit ka shkaktuar radhë të gjata në trafik ndërkohë që automjetet e tjera presin që të zhbllokohet rruga për të qarkulluar lirisht.

Ende nuk bëhet të ditura rrethanat e aksidentit, ndërsa në vendngjarje kanë arritur forcat e policisë të cilat po punojnë për të mësuar shkaqet e aksidentit të ndodhur këtë mëngjes.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjeku Erion Dasho i kthehet keq Ramës: Mjekët nuk janë heronj, spitalet janë mbushur me Tire
Artikulli tjetërIsh-banore e ‘Big Brother’, kush është partnerja që Sokol Balla e mban të ”fshehtë”