Kleoniki Delijorgji i kthehet ashpër Rezart Veleshnjas që i përmendi të atin për Gërdecin

Debati mes Kleoniki Delijorgjit dhe Rezart Veleshnjas u zvendos nga studioja e “Shiko Kush Luan” në rrjete sociale.

Advertisements

Kleoniki bëri një status per Rezartin në Instastory, ku e cilësonte si “se k sist, miz ogjen dhe djall” e ndër të tjera shkruante se “të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s’ke si të kthesh përgjigje, tregon nivelin tënd zero”.

Nga ana tjetër, aktori i humorit i është përgjigjur po me një status në Instastory-n e tij, ku i përmendte babain, biznesmenin Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona në vitin 2008. Veleshnja e ka konsideruar atë edhe me probleme mendore.

Advertisements

Ditën e djeshme, modelja dhe këngëtarja publikoi një foto me babain ku shkruante se ai ishte i pafajshëm rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gërdec.

Ajo thotë se çdo gjë, ai e ka arritur vetë dhe se është një njeri i drejtë.

“Për juve që më sh ani familjen dhe babin:

Jeni dele të mediave, politikës dhe të sistemit. Asnjë biznesmen nuk do bom bardonte kompaninë e vet dhe të humbiste të gjithë lekët që ka bërë me djersën e vet duke punuar si ka fshë që 6-7 vjeç.

Çdo gjë që ka arritur e ka arritur me forcën e vet dhe me pafundësisht punë. Babi im është njeri i drejtë.

Nuk do i futem Gërdecit me detaje se nuk dua të vë në rr ezik asnjë pjesëtar të familjes . Më vjen vërtetë keq për të gjithë familjarët që vdi qën dhe u dëmtuan nga tra gjedia…

Por babi im është i pafajshëm! Dhe ka bërë shumë dëmshpërblime për familjarët”, shkroi Kleoniki.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMos i neglizhoni! Ekspertët tregojnë katër simptomat dalluese të variantit të ri të COVID-19
Artikulli tjetërSi gënjeu Rama për çmimin e vaksinës Pfizer, artikulli i “Washington Post”: BE po paguan 24% më pak se SHBA (çmimet)