Temperaturat pësojnë rënie, reshjet ulin intensitetin e tyre, parashikimi i motit për sot

Reshjet e shiut vazhduan prej ditësh në vendin tonë mirëpo duket se reshjeve po ia lënë vendin temperaturat e ulëta.

Advertisements

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Advertisements

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 03°C.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Shqipëria prej gjashtë ditësh ishte ‘nën sundimin’ e shirave të cilat sollën përmbytje dhe përkeqësim të situatës në qytete si Lezha apo Shkodra.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Është me butona sekretë”, Myftaraj flet për vilën e Ramës në Surrel
Artikulli tjetërMos i neglizhoni! Ekspertët tregojnë katër simptomat dalluese të variantit të ri të COVID-19