Epo dhe kjo ndodhi…! Ikin dritat në Prishtinë, mjekët përfundojnë operacionin me dritë të telefonit, kirurgu: S’kishim asnjë problem

Teksa në spital janë shkëputur papritur dritat, punonjësit shëndetësorë kanë qenë në sallën e operacionit dhe janë detyruar që të përfundojnë punë me dritë telefoni.

Advertisements

PRISHTINË– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ashtu siç raporton Gazeta Express, gjatë ditës së sotme në QKUK është ndalur energjia elektrike, duke ‘paralizuar’ edhe punën e bluzave të bardha.

Teksa në spital janë shkëputur papritur dritat, punonjësit shëndetësorë kanë qenë në sallën e operacionit dhe janë detyruar që të përfundojnë punë me telefon. Ortopedi në këtë klinikë, Sami Delijaj, ka treguar për Express se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30

Advertisements

“Unë kam qenë sot në sallë të operimit. Rreth orës 09:30 është ndërprerë energjia elektrike. Ne nuk kemi pas ndonjë problem, e kemi pas nën kontroll gjendjen. Nuk është mirë të ndalet energjia, por ne e kemi kryer operacionin me sukses”, ka thënë ai.

Ndërsa nuk ka treguar detaje të tjera lidhur me operacionin dhe për sëmundjen nga e cila vuante pacienti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU përplas për v dekje nga trajleri në Portin e Durrësit, flet babai i Artenidës: Vajza ngcmohej nga shoferët ,leviznin…
Artikulli tjetërShembja e rrugës Borsh-Sarandë, ARRSH: Rrëshqitja e dherave problematikë e hershme