Sipas statistikave të nëntorit, janë gati 18.08 mld lekë të tërhequra cash nga ATM-të, nga gati 18.86 mld lekë që u tërhoqën në muajin tetor me 4.13% ulje.
Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se shqiptarët kanë tërhequr në muajin nëntor të vitit që lamë pas 780 mln lekë më pak se në muajin tetor në pikat e bankomateve që u përkasin llogarive rrjedhëse, kryesisht të pagave.
Advertisements
Sipas statistikave të nëntorit, janë gati 18.08 mld lekë të tërhequra cash nga ATM-të, nga gati 18.86 mld lekë që u tërhoqën në muajin tetor me 4.13% ulje. Tërheqje janë më të ultat që prej muajit korrik të një viti më parë.
Me rënie shfaqet edhe numri i transaksioneve nëpër pikat ATM (bankomatet). Megjithatë, rënia e transaksioneve është më e ulët se ajo e vlerës së tërhequr.Të dhënat e BSH-së për tremujorin të tretë të vitit, tregojnë po ashtu se në qarkullim ka pasur rreth 1.27 milionë karta në qarkullim, të cilat jo me domosdo mund të jenë për llogari të pagamarrësve shqiptarë në institucionet shtetërore apo private. Karta përdorin edhe të huajt që vijnë në vend apo emigrantët.
Advertisements
Marrë nga Gazeta “Si”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!