Austria është vendi që i dha Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.
Advertisements
Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e djeshme se sot do të nisë vaksinimi, ndërsa sot u shpreh në një konferencë me gazetarët se dozat nuk kishin ardhur nga kontrata me “Pfizer”, por nga një vend mik i BE-së, që theksoi se nuk do ta zbulonte duke e mbajtur top sekret.
Por “ABC” mëson se vendi që i dha vaksinat Shqipërisë është Austria. Pak kohë më parë autoritetet austriake deklaruan se 5% të pakicave, pra vaksinës do ta shpërndanin për vendet e Ballkanin Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.
Advertisements
Gjatë fjalës së tij, kryeministri, i cili do të vaksinohet sot në orën 15:00 para medieve kritikoi ashpër BE, duke thënë se e mendoi vetëm për vete dhe jo për Ballkanin./ db/Abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!