Lezhë, evakuohen 36 familje/ 3000 hektarë tokë nën ujë. Problem rrëshqitja e dherave dhe gërryerja e lumenjve

Reshjet e shiut në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë intensive duke krijuar problematika të shumta në të gjithë zonën.

Advertisements

Kjo është rruga që lidh autostradën me disa fshatra të Zadrimës, nje rrugë e cila është bllokuar si pasojë e ujit në të. Me mijëra hektarë toke bujqësore në të gjithë qarkun vijojnë që të jenë të mbuluara nga uji. Më problematike mbetet situata në zonën e Zadrimës , Torovicës, Spitenit dhe Gjormit në Kurbin.

Rrëshqitja e dherave dhe gërryerjet e lumenjve është një situatë, që po krijon shumë problematika. Lagia e spitalit paraqet një rrezik të madh nga rrëshqitja e dherave, ku rrezikohen 6 banesa atje. Edhe në Fan të Mirditës po ashtu është dashur evakuuimi i disa familjeve.

Advertisements

Në Kalivaç të Lezhës, banorët janë bllokuar, pasi nga prurjet e shumta lumi mori me vete urën. E njëjta situatë dhe në lumin e Drojes, ku banorët e fshatit Shpërdhet u bllokuan, pasi prurjet e shumta të lumit gërryen rrugën e fshatit për më shumë se 100 metra duke izoluar banorët.

Deri më tani, në qarkun e Lezhës janë evakuuar 36 familje për prezencë uji në banesa, por edhe për rrëshqitjen e tokës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇ’ndodhi? Niki Delijorgji ‘SHERR’ me Rezart Veleshnjan: Je s*ksist, ofendues, manipulues, misogjenist dhe…Aktori: E paaftë mendërisht!
Artikulli tjetërKush do të vaksinohet i pari nesër në Shqipëri, kategoritë që do të marrin dozën e parë, çfarë duhet të dini!