E para që nisi të shihte letrat ishte Françeska Jaçe dhe në një moment, Niki i thotë se duhet të dojë më shumë veten dhe të vendosë barriera, kur e sheh që të tjerët po e teprojnë.
TIRANË- Niki Delijorgji është përfshirë në një sherr me aktorin e humorit Rezart Veleshnja. E ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, Niki u zotua “t’i parashikonte” të ardhmen të ftuarve të tjerë, por pa e pritur që një gjë e tillë do të përfundonte në debat.
Advertisements
Çfarë ndodhi mes tyre?
E para që nisi të shihte letrat ishte Françeska Jaçe dhe në një moment, Niki i thotë se duhet të dojë më shumë veten dhe të vendosë barriera, kur e sheh që të tjerët po e teprojnë. “Ai nuk të ka respektuar gjatë emisionit. E ka kaluar masën dhe të ka ofenduar.”– shprehet ish-missi teksa i është drejtuar me gisht aktorit të humorit.
Advertisements
Menjëherë ka reaguar Françeska, e cila ka thënë se ajo me aktorin janë miq të vjetër, por nuk ka munguar as ndërhyrja e aktorit. Rezarti u kthye nga Niki për ta sqaruar pjesën “e ofendimit”, duke i thënë se janë miq prej shumë kohësh. Por Niki ka shtuar se ajo është ofenduar nga mënyra se si është sjellë aktori në emision.
“Edhe çfarë? Sidoqoftë, unë jam ofenduar që jam këtu femër, jam ofenduar se si je sjellë. Kaq! Nuk po flas me ty, në këto momente unë jam e lidhur dhe ti nuk ke punë me mua.”-i përgjigjet Niki.
Veleshnja, është përpjekur përpiqet ta ç’dramatizojë situatën duke vënë në lojë “lidhjen me ëngjëjt” për të cilën Delijorgji flet. Por asgjë nuk ka ka mbaruar me kaq pasi zënkat mes tyre kanë vazhduar dhe në rrjetet sociale. Ka qenë Niki e para që ka bërë një instastory duke i thënë se ai është një person seksist, ofendues, manipulues dhe shumë antipatik.Pas kësaj ka ardhur e menjëhershme përgjigja e aktorit, po në rrjetet sociale, ku i është përgjigjur duke i thënë se është e paaftë mendërisht:
“Ti nuk meriton të dalësh në Story-it e mia. Edhe pse je personazh antipatik për të gjithë publikun, unë do ndaj mendimin tim. Ti je seksist, ofendues, manipulues, misogjenist dhe aspak i talentuar. Je njeri i ulët pa asnjë vlerë humane. Të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s’ke si të tkthesh përgjigje tregon nivelin tënd 0. Të mos respektosh momentin që unë jam “lidhur” me ëngjëj të pastër gjatë një emisioni tregon shumë mirë që t’u acaruan djajtë e tu të brendshëm.”- shkruan Niki.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!