Kjo është ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në zemër të Dubait. Por nëse shikon 360 gradë rreth saj vërën me dhjetëra ndërtesa të larta që mbajnë emrin e kompanisë EMAAR, e cila është e specializuar edhe në transformimin e porteve ekzistuese në marina për jahte e rezidenca banimi.
Advertisements
Me një portofol ndërtimesh këto 20 vitet e fundit edhe në disa vende të tjera të botës, përveç Dubait, EMAAR është futur në garë me kohën për të bërë realitet një investim prej dy miliardë euro në transformimin e portit të Durrësit.
Një grup pune ndërministror udhëhequr nga ministrja Belinda Balluku qëndruan në Dubai për t’u koordinuar me kompaninë EMAAR, me qëllimin e bërjes realitet të këtij projekti gjigant.
Advertisements
Ky është Mohammed El Alabbar, mendja dhe fuqia udhëheqëse e suksesit të AMMAR grup. Në një intervistë për Top Channel, ai shpjegon vizionin e transformimit të Durrësit në një prej porteve turistikë më të mëdha në Mesdhe.
“Kur flas për Shqipërinë e Durrësin e shikoj atë në këndvështrimin global duke e krahasuar atë me ndërtimet që kam bërë, si për shembull porti i Dubait si dhe atë të Tanxhirit që ne po e rindërtojmë. Natyrisht përmes punës tonë ne bëjmë para. Nga ana tjetër me atë që do të bëjmë në Durrës të tjera kompani do ta shohin e do të afrohen në Shqipëri me investime të tjera. Pas marrëveshjes së nënshkruar nga dy qeveritë, ne po i lëvizim gjërat shpejt. Masterplani është përfunduar dhe po bëjmë ato ndryshimet e fundit. Shpresojmë që ne të finalizojmë marrëveshjen pas tre muajsh. Thënë kjo, ne nuk po humbim kohë duke pritur marrëveshjen, por po punojmë për projektin e detajet. Unë jam optimist dhe shpresoj të nisim nga puna gjatë verës dhe me të vërtetë kjo do të jetë shumë e shpejtë”, shprehet El Alabbar.
Krahas Dubai Marina, kompania EMAAR është drejt përmbylljes së një tjetër projekti gjigant; atë të transformimit të portit Rashid në një kompleks gjigant shërbimesh e banesash. Arkitekti Grant Blindell thotë se ky model i portit Rashid do të jetë i ngjashëm me atë në Durrës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!