Disa çaste më parë është bërë me dije se një numër i madh banorësh janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore Shupenzë, pasi dyshohet se ujërat e zeza janë përzier me ujin e pijshëm pas dëmtimit të tubacionit. Rreth 30 banorë kanë marrë serum në qendrën shëndetësore të Shupenzës, ndërsa vazhdojnë të shkojnë edhe persona të tjerë nga gjithë zona, të gjithë me shenja helmimi të rëndë. Raste helmimi raportohen në Shupenzë dhe disa fshatra të Bashkisë së Bulqizës si Gjorica dhe Okshatinë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements