Gëzimi i fëmijëve me Covid-19/ Në spital, mbërrijnë “superheronjtë”

Kënaqësi të vogla, por që në momente të caktuara flasin shumë: fëmijët e shtruar në repartin pediatrik dhe atë për pacientët më Covid-19 në spitalin San Paolo të Milanos, janë përballur me një surprizë të bukur.

Advertisements

Katër superheronj i vizituan në dhomat e tyre të spitalit, duke mbërritur nga dritaret. Kapiten Amerika, Spiderman, Ironman e Hulk i kanë përshëndetur pacientët e vegjël, të cilët janë ngazëllyer pamasë.

Pas maskave aq të dashura për vogëlushët qëndronin pjesëtarë të EdiliziAcrobatica, një firmë mirëmbajtjeje dhe ndërhyrje në grataçela e pallate.

Advertisements

“Gjatë valës së parë të pandemisë, njerëzit i quanin superheronj mjekët dhe infermierët”, tha drejtori i përgjithshëm i spitalit, Matteo Stocco.

“Tani Hulku e Spidermani erdhën në spital për t’i falenderuar për forcën dhe profesionalizimin e treguar gjatë gjithë vitit”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se në të njëjtën kohë, kjo ishte dhe një surprizë mjaft e këndshme për fëmijët e sëmurë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ MSH: 562 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid-19
Artikulli tjetër“Toka po rrotullohet më shpejt”/Shkencëtarët raportojnë fenomenin