Duke theksuar se reshjet e dendura të shiut do të përkeqësohen gjatë 24 orëve në vijim, kryeministri Edi Rama theksoi edhe në fshatin Obot të Shkodrës, se situata po menaxhohet mirë ndryshe nga viti 2010 kur në pushtet ishte Partia Demokratike.
Advertisements
Ndërsa shiu binte pa pushim, kreu i qeverisë tha se në atë kohë, kaskada e Drinit u menaxhua në mënyrë kriminale.
Advertisements
“Sasia e reshjeve është dyfishi i 2010-s. Fal administrimit komplet ndryshe i kaskadës së Drinit që në atë kohë u administrua në mënyrë kriminale, tani jemi në një situatë në kontroll duke përjashtuar zonën e Obotit. Sot dhe gjatë natës do të ketë reshje shumë intensive. Nga ana e kaskadës nuk kemi për momentin shqetësim. Ajo që ka rëndësi është që s’ka banesa të përmbytura dhe bagëti të dëmtuara. Atje ku ka nevojë do të fusim forca të shtuara ushtarake”, theksoi Rama.
“Në pikën historikisht më kritike në kohë reshjesh intensive, për shkak të zonës nën kuotë që gjithnjë afektohet nga fryrja e liqenit, por ku sidoqoftë është siguruar qarkullimi me mjetet e ushtrisë dhe furnizimi i banesave me ndihmë ushqimore.
24 orët e ardhshme priten të kenë reshje shumë intensive në zonën e Shkodrës, që krejt ndryshe nga përmbytja e frikshme e janarit 2010, kur me më pak reshje se këtë herë u evakuuan nga banesat mbi 10 mijë njerëz e mijëra krerë bagëti dhe qyteti u bllokua plotësisht nga uji, si rezultat i menaxhimit kriminal të kaskadës së Drinit e i bllokimit total të kanaleve kulluese, sot situata vazhdon të jetë nën kontroll dhe dëmet janë minimale, pikërisht sepse është punuar vitet e fundit me zhbllokimin e kanaleve kulluese si edhe menaxhimi i kaskadës po bëhet me profesionalizëm të lartë”, shkruan ai në Facebook.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!