Tigri me xhup Moncler 1500 dollarë, Merkel me orë 100 paund që ka vite që s’e ndërron

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është një ndër gratë më të fuqishme në botë dhe përshkruhet gjerësisht si “udhëheqësja” e Bashkimit Evropian. Por edhe pse zotëron një pushtet që do ta donin të gjithë ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe me detaje minimaliste dhe shumë pak të kushtueshme. Prej disa vitesh zonja e parë e Gjermanisë shfaqet me një orë model Boccia Titanium 285 mm 405-02 me rripa të zi, dhe ka një çmim modest prej 100 paund . Por duket se krejt e kundërta ndodh me politikanët tanë të cilët në çdo moment reklamojnë veshjet e shtrenjta dhe darkat luksoze. Kujtojmë këtu ministrin e Financave Arben Ahmetaj i cili edhe pse në kohë krize shfaqet me xhup tigri Moncler i cili kushton plot 1.590.00 dollar. Pra një ministër financash në Shqipëri mund të blejë një xhup super të shtrenjtë, ndërsa kancelarja e një prej shteteve më të fuqishme në Europë mban prej disa vitesh orën 100 dollarëshe???

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements

Artikulli paraprakMbi 90 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën
Artikulli tjetërFOTO-LAJM/ Automjeti shpërthen në flakë në mes të Tiranës