Itali, 103-vjeçari vaksinohet kundër Covid-19, komentuesit shperthejne ne rrjet: Mund t’ia linte dikujt tjetër, një dozë e shkuar dëm

Prej 27 dhjetorit Italia ka nisur vaksinimin kundër Covid-19. Të parët që morën vaksinën ishin mjekë dhe infermierë dhe tashmë ka nisur dhe tek moshat e treta. Basilio Pompei 103 vjeç është personi më i moshuar që është vaksinuar kundër Covid-19 në Toskana, Itali.

Advertisements

Shumica menduan se duke qenë 103 vjeç do të refuzonte të vaksinohej duke i dhënë mundësinë dikujt tjetër por kjo nuk ndodhi. Në Itali ndërkohë kanë plasur polemikat pas vaksinimit të tij.

“Një dozë shkruar kot” –ishte një koment. ‘Në moshën 103-vjecare duhej të ishte ai vetë që ta refuzonte vaksinën”-ishte një tjetër koment. “Le të vrasim të dyzetat dhe të vaksinojmë njëqindvjeçarët”, shkruante një tjetër.

Advertisements

Ndërkohë i moshuari nuk do t’ia dijë fare për komentet negative kundrejt tij. “Unë nuk kam asgjë për të thënë edhe pse kam dëgjuar shumë komente negative”-ka thënë 103-vjecari.

Gjysh Basilio sic e quajnë të gjithë, pas një jetë të gjatë si kasap tashmë ndodhet në shtëpinë e të moshuarve në Dicomano, Firence.

“Basilio është përballur me su lme të tu rpshme dhe të patolerueshme – ka deklaruar Giampaolo Giannelli, zëvendës koordinator i Forza Italia në provincën e Firences.

“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se ekziston një protokoll shumë i saktë në lidhje me personat që do të vaksinohen të parët. Për arsye që mbase nuk janë të kuptueshme nga këta njerëz, të moshuarit dhe personat më të rrezikuar do të vak sinohen fillimisht dhe pa dallime”-shtoi ai më tej.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVenusi ka hyrë në Bricjap sot, ja çdo ndodhe me dashurinë tek këto shenja
Artikulli tjetërViti 2021 do të jetë perfekt për këto 3 shenja horoskopi, ja cfare thone yjet