Lumenjtë Drin dhe Buna do jenë në nivele të larta, me probleme lokale përmbytje; në fundjavë reshje intensive në këto 4 qarqe, ja parashikimi i IGJEUM

Instituti i Gjeoshkencës (IGJEUM) bën me dije se nga llogaritjet e tyre, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por me probleme lokale të përmbytjeve.

Advertisements

Ndërkohë, Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta por nuk priten probleme nga përmbytjet. Intensiteti i lartë në veri-perëndim të vendit mund të krijojë akoma probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë datave 10 dhe 11 Janar 2021.

PARASHIKIMI METEO

Advertisements

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 09) dhe nesër (e diel, dt. 10) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës dhe në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë deri lokalisht shumë intensive. Në qarqet Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 20 °C, në vendet e ulëta: 8 / 17 °C, në vendet malore: 0 / 13 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 09) dhe nesër (e diel, dt. 10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Ma ki kput shpirtin’/ Ndërron jetë nëna e Patris dhe Robert Berishës, vëllezërit prekin me dedikimet: Për ty me shkru kom shum, po e la me kaq
Artikulli tjetërTakimi i Edi Ramës me Cristiano Ronaldon dhe Buffon, vëllai i kryeministrit zbulon të fshehtat e organizimit