Një lajm i kombshëm ka ardhur mëngjesin e sotëm për dy muzikantët e njohur shqiptar, Robert dhe Patris Berisha. Është ndarë nga jeta nëna e tyre, Teuta Berisha.
Advertisements
Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i vogël i familjes, Patrisi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Mami jem më e mira…Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, ka shkruar Patris Berisha në Facebook. Ndërkohë, të shumta kanë qenë ngushëllimet që dy vëllezërit kanë pranuar nga ndjekësit dhe rrethi i ngushtë familjar për këtë humbje të madhe.
Advertisements
Ndërsa Robert shkruan: “Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum,po e la me kaq “
Roberti në vitin 2019 kishte thënë se nëse do t’i dedikonte një këngë dikujt do të ishte nëna e tij, e cila disa vite më parë kishte mundur një sëmundje të rëndë.
“Nëse do t’i dedikoja këngë dikujt do të ishte goca ose mami. E kam pasur sëmurë me kancer para 9 viteve. E kam përjetuar. Gjithë çunat janë të lidhur me mamin. Ka qenë sëmundje e rëndë dhe ajo e ka përballuar“, kishte thënë Roberti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!