“Gregu të vazhdojë të kërkojë identitetin”, Olsi Rama një “thumb” për nipin e tij

Drejtori i skuadrës së Partizanit, Olsi Rama ishte i ftuar në emisionin sportiv “Paso”.Vetëm pak javë më parë, ishte i ftuar po në Top Albania Radio, nipi i tij Greg Rama, të cilit ju përmend fakti se pse ka zgjedhur të bëj tifo për Tiranën, ndërsa xhaxhai i tij, Olsi është me Partizanin.

Advertisements

Gjithashtu nuk u lanë pa përmendur edhe tifot “Rama ik” në stadium.Gregu u shpreh se ai vetë ka zgjedhur identitetin, kurse xhaxhi i tij ideologjinë. Ndërsa për thirrjet “Rama ik” kujtojmë se pranoi që jemi në demokraci dhe mendimi është i lirë.

“Unë nuk kam asnjë kundërpërgjigje, e para sepse vendin nuk e zë dot Gregu. Megjithatë Gregu le të vazhdojë ta kërkojë identitetin edhe jam gati ta përkrah kudo që ta ketë dhe sido që të jetë. E kam nip, kështu që do ta trajtoj mirë, patjetër!Gregu është një djal i mbarë, patjetër që është një artist… është në një dimension të vetin gjithmonë, patjetër që jetojmë në një demokraci edhe të gjithë kanë të drejtëne mendimit të tyre.

Advertisements

Por do i kujtoj Gregut vetëm faktin që përfitoj nga rasti që të bëhej Air Albania që të shkonte në stadium dhe të bënte tifozllëk për Tiranën. Mbase ishte edhe ogur i mirë për Tiranën se dolën edhe kampion, por nuk e di pastaj se ç’do të bëj në të ardhmen.

Burimi: Top Albania Radio

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNë prag të martesës! Fjolla Morinës i ndryshon akuza nga prokuroria, ja veprimi i papritur
Artikulli tjetërRobert dhe Patris Berisha në zi, humbin parakohe nënën, rrëqethin me dedikimet e tyre (FOTO)