Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina është marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Traf ikut të a rmëve dhe munic ioneve” kryer në bashkëpunim.
Advertisements
Vendimi për marrjen të pandehur të Fjolla Morinës, u mor pak ditë më parë nga organi i akuzës Kukës, e cila urdhëroi që Morina, i dashuri i saj Fisnik Syla dhe shoferi i këtij të fundit, Fitim Muji, të aku zohen për veprën penale të “Traf ikut të ar mëve dhe muni cioneve” dhe jo për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të ar mëve e muni cioneve”.
Lajmi për marrjen të pandehur të tre personazheve të mësipërm, konfirmohet nga burime pranë akuzës së Kukësit.
Advertisements
Kjo çështje fillimisht u dërgua në gjykatë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të ar mëve”, por më pas gjatë zhvillimit të seancës paraprake, gjyqtari i çështjes urdhëroi prokurorinë që të ndryshojë akuzat nga “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve” në “Tra fikim të ar mëve dhe municioneve”. Fjolla Morina vijon të jetë në Kukës nën masën e sigurisë “a rrest shtëpie”.
SI U BË ARRESTIMI I FJOLLA MORINËS?
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Bashkë me këngëtaren u arre stuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për ar mën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
Fjolla është lënë në “arrest shtëpie”, detyrim të cilin po e kryen në Kukës, pas telenovelës që shkaktoi ditën e seancës gjyqësore. Këngëtarja falsifikoi një eko, për të përfituar lehtësime në gjyq, duke shtuar se ishte dy muajshe shtatzënë, por mashtrimi u zbulua brenda pak orësh, në vizitën e dytë që bëri në spitalin e Kukësit. Pavarësisht pretendimit të prokurorisë dhe akuzave të ngritura, Morina ia doli t’ia hidhte me “ar rest shtëpie”. Mjeku që i falsifikoi ekon, u shpall në kërkim dhe deri më tani, për të dihet, që u largua drejt Kosovës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!