A është vaksina efikase ndaj varianteve të reja të koronavirusi? Ja përgjigja që jepet nga studimi i ‘Pfizer’

Një studim gjeti se vaksina e krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech është efektive edhe ndaj dy varianteve të reja të koronavirusit, që janë më ngjitës.

Advertisements

Dy variante të reja të COVID-19 fillimisht u identifikuan në Britani të Madhe dhe Afrikë të Jugut.

Sipas rezultateve paraprake të studimit të kryer nga kompania Pfizer dhe Dega e Mjekësisë në Universitetit të Teksasit, vaksina me gjasë mund të ketë 95 për qind efektivitet ndaj varianteve të reja të koronavirusit, transmeton Dpa.

Advertisements

Hulumtuesit kanë kryer teste laboratorike, ku kanë testuar mostrat e gjakut të 20 pacientëve të cilët kanë marrë vaksinën e Pfizer/BioNTech. Ata gjetën se këto mostra kishin nivele të neutralizuara të antitrupave, që luftojnë ndaj varianteve të reja të virusit.

Këto rezultate konfirmojnë pohimet e imunologëve se edhe pse virusi ndryshon formën e tij përmes mutacioneve, aktinat aktuale duhet të jenë efektive ndaj tij.

Këto gjetje ende nuk janë publikuar në ndonjë gazetë shkencore apo nuk janë rishikuar nga ekspertë të pavarur.

Në muajin dhjetor të vitit 2020, Britani tha se ka identifikuar një variant të ri të virusit dhe një mutacion tjetër u gjet në Afrikën e Jugut.

Ekspertët thanë se pavarësisht se variantet e reja bëjnë që virusi të transmetohet më shpejt, ato nuk janë më vdekjeprurëse./ REL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, e shtunë 9 janar 2021
Artikulli tjetërNuk pritej! Twitter ia mbyll përgjithmonë llogarinë Donald Trump!