VLORE– Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur me intesitet të lartë që prej mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar përmbytje përgjatë Ultësirës Perëndimore të Vendit.
Advertisements
Durrësi, Lezha, Laçi dhe Vlora janë qytetet më të prekura, por situata është vështirësuar edhe në qytete të tjera.
Sakaq, satelitët e motit në Evropë kanë regjistruar një kulm të reshjeve, që është arritur në Vlorë, ku reshjet kanë shënuar 10-20 milimetra në orë. Situata pritet të përkeqësohet sipas IGJEUM edhe në dy ditët e ardhshme, ku reshjet do të kapin 10-15 milimetër në orë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!