Në datën 9 shtator 2016 prokuroria ka përgjuar një sms, ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Miklit dhe një personi të pa identifikuar. Gjatë komunikimit, ky person i paidentifikuar i ka dërguar SMS Afrimit, ku i thotë: “O mik e kam sjellë atë listën e TR më duhen disa të holla pz…” dhe Afrimi i përgjigjet me SMS :“Prit mos ik”.
Advertisements
Ndërsa në 10 shtator 2016 është zhvilluar një bisedë ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Mikli dhe personit të paidentifikuar.
Gjatë bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Afrimit se është në Zall Reç dhe Xhelal Mziu don me sjell rreth 100 persona nga Tirana. Gjithashtu personi i thotë Afrimit se jemi munduar t’i bllokojnë dhe afër 60 vetë i kemi bllokuar, ku 30 vetë i kemi bllokuar dhe 30 i kemi marrë për ne, por sipas tij problemi është se është rritur çmimi këtej pasi edhe atyre iu kanë bërë presion.
Advertisements
Afrimi në bisedë e sipër e pyet “…ke nevojë për ndonjë gjë…” dhe personi i përgjigjet “…ndihmë është me pas noj shtesë që t’i këpusim këtu në derë kur të vijnë…”.
Afrimi e pyet: “Sa përshembull…?” dhe personi i përgjigjet: “po të paktën tre…”.
Afrimi i thotë: Mirë,mirë” dhe personi tjetër i thotë: “…diskutoje dhe po ashtu më merr prapë…”. Po në datën 10 shtator ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Mikli dhe një personi të pa identifikuar, gjatë bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Afrimit:
“…isha duke takuar disa persona dhe më bllokuan rrugën në të dy krahët këto të PD -së dhe u detyrova të futem në shtëpi…”.
Personi i thotë gjithashtu Afrimit” “kisha listat me këto që iu kishim dhënë lekët dhe na i bënin publike…”. Po në datën 10 shtator 2016 ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Mikli, dhe një personi të pa identifikuar, nga fshati Qafë Murrë zhvillohet kjo bisedë me përmbajtjen e mëposhtme:
Gjatë bisedës, Afrimi e pyet bashkëbiseduesin: “A do na ndihmosh sivjet…”?
Personi i përgjigjet: “Se edhe vjet ju ndihmova po nuk më dhatë as lekë as punë…”. Afrimi i thotë:“Ke të drejtë po kështu na erdhën punët po tani kemi shumë në dorë…”. Afrimi e pyet: “Si e ke ndarë mendjen sivjet…?” Personi i përgjigjet: “Po më premtove për punë e për …”.
Afrimi i thotë: “Të ulemi ta pimë një kafe pra…?” Personi i përgjigjet: “S’ka nevojë të pimë kafe se unë si të them po, po”. Afrimi i thotë: “Lëshoi ato dhe për çfarëdo mbështetje unë të qëndroj…” Personi i thotë:“Dakord”.
Po në të njëjtën datë Afrim Mikli, bisedon me një person tjetër të paidentifikuar, ku bashkëbiseduesi i thotë Afrimit:“Kam nja pesë vetë që votojnë në qytet”
Afrimi i përgjigjet: “Silli poshtë se jam në Muhurr…”.
Personi e pyet: “Se kush i paguan…?
Afrimi përgjigjet: “Bjeri poshtë…”.
Personi e pyet: “Lekët të vij t’i marr sonte apo ku do…?
Afrimi i përgjigjet: “Ku ta kesh qejf…”.
Personi e pyet: “Mos ke noj tollonë naftë se nesër do iki pasi të votoj në mëngjes herët…”. Afrimi në mesazhet në vijim i thotë: “Hajde te AMC -ja…”. Personi e pyet:“Çfarë do u japim këtyre që kanë ardh prej Tirane…? Afrimi e pyet: “Sa vetë janë…?”
Personi i përgjigjet:”Është Halil Hoxha.” Afrimi i thotë: “Po mor po…”. Personi i thotë Afrimit:“Sa tu jap? Se i dhashë 60,000 lekë. A mjaft janë …?” Afrimi përgjigjet:“Pak janë po hajt a votoi…?” Personi i përgjigjet: “Po po”.
Burimi: Ora News
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!