Kryemadhi ironizon vizitat e Ramës: Nderkohe qe Shqipëria po përmbytet, kryeministri bën xhiro

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa qarqe.

Advertisements

Ajo ironizoi vizitat e Ramës në Turqi dhe Greqi duke thënë se Shqipëria po përmbytet, ndërsa ai ka dalë xhiro për të kërkuar azil.

“Tani aktualisht që ne flasim, e gjithë Shqipëria po përmbytet nga shirat, ku e kemi kryeministrin? Kryeministri ka dalë xhiro, po kërkon azil politik për veten e tij. në vend që të jetë në krye të detyrës, në vend që të vërë institucionet për të ndihmuar ato familje dhe biznese që përmbyten. Pra Shqipëria është e përmbytur e gjitha. Pandemia në një anë, që ka shkatërruar, nga ana tjetër shkatërrimi i ekonomisë që vjen nëpërmjet përmbytjeve, në një anë tjetër kemi nj izolim total të Shqipërisë. Varfëria çdo ditë e më shumë ndikon dhe bëhet prezente në tryezat e shqiptarëve.” tha Kryemadhi.

Advertisements

Ndër të tjera në takimin ku ishte i pranishëm edhe profesor Petrit Bare, kryetarja e LSI komentoi edhe ligjin për arsimin e lartë, ndërsa u shpreh se atë nuk do e shkruajë as Monika Kryemadhi, as Basha por universitetet.

“Për ligjin e Arsimit të Lartë faktikisht ne si LSI, edhe Floida, Kejdi edhe Klevi, që janë angazhuar jashtëzakonisht shumë, apo edhe profesor Shezo edhe Nora Malaj që kanë qenë pjesë e Komisionit, ne jo vetëm suportojmë ligjin, se suportojmë grupet e interesit. Ligjin e Arsimit të Lartë nuk e shkruan as Monika Kryemadhi, nuk e shkruan as Lulzim Basha , asnjë parti politike. Ligjin e Arsimit të Lartë do ta shkruajmë universitetet publike. Bashkë me universitetet private, ku lokomotivë është universiteti publik dhe grupet e studentëve të cilët janë pjesë e kësaj. Për Monikën, për LSI-në, apo për gjithë këta të rinj, ligji i Arsimit të Lartë ka rëndësi nëse diplomat e universiteteve tona janë konkurruese në Europë dhe në tregun e punës. Dhe përveç kësaj që me këtë rini energjike, entuziaste ne të mund të prodhojmë standarde të studentëve tanë, që e kanë treguar kudo sepse kanë qenë elita të universiteteve të tjera. Nëse politika do vazhdojë të fusë hundët, dhe të men dojë se mund të bëjmë politikë atëherë bëjmë gabimin më të madh. Universitetet jo vetëm kanë autonomi financiare, por janë ta pavarura politikisht dhe nuk duhet të kenë ndikim politik.” theksoi Kryemadhi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk pretendoj të marr më shumë se një …!”, dhurata që përloti Fifin(FOTO)
Artikulli tjetërSHMU jep njoftimin: Shtrëngata dhe rrufe na presin në vazhdimësi