Mevult Çavuşoğlu ben “paqe”: Nikos Dendias është miku im, do takohemi në javët e ardhshme

Dy kryediplomatët Mevult Çavuşoğlu dhe ai grek, Nikos Dendias pritet që të takohen në javët e ardhshme. Gjatë një vizite zyrtare në Portugali, ministri i Jashtëm u shpreh se Çavuşoğlu tani mes dy vendeve ka lindur një mundësi e mirë për të zhvilluar dhe zgjeruar dialogun.

Advertisements

“Tani për tani, ka një dritare mundësish për një dialog më të mirë me Greqinë. Ne kemi në plan të takohemi në javët e ardhshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias , i cili është gjithashtu një mik i mirëi imi,”-tha ministri i Jashtëm turk.

Mesa duket dy vendet kanë hyrë në fazën e pajtimit pas tensioneve që i shoqëruan gjatë gjithë muajve të verës. Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, dërgoi anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Advertisements

Por, këto kërkime kanë shkaktuar tensione me Greqinë, të cilët e kanë marrë si provokimin veprimin e Turqisë. Ndërkohë nga ana tjerët në krah Greqisë i ka dalë BE-ja, e cila ka paralajmëruar dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë në rast se nuk tërhiqet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArbitrazhi i dha të drejtë, Becchetti fillon të mbledhë paratë e shtetit shqiptar në Belgjikë, ja veprimi i fundit
Artikulli tjetërNë Greqi e akuzojzë për “lojë të dyfishtë”, Rama niset me avion nga Ankaraja në Athinë, ja çfare shkruajne mediat greke