‘Flamë, por do t’ia hedh!’, Miku i Kujtim Prodanit tregon mesazhin e fundit që shkëmbeu me të

Në mesazhin e publikuar nga miku i tij, Prodani shprehej i bindur se do ia dilte mbante të fitonte këtë betejë.
TIRANË– Miku i Kujtim Prodanit, Vasil Sofokli Tole ka zbuluar mesazhin e fundit që ka pasur me kantautorin që u nda nga jeta ditën e sotme.

Advertisements

Në mesazhin e publikuar nga miku i tij, Prodani shprehej i bindur se do ia dilte mbante të fitonte këtë betejë.

Advertisements

“Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take. Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur. Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor! Iku në ditën e bardhë të Ujit të Bekuar! Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilit po e vendos më poshtë! Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim. Lamtumirë artist“, shkruan Tole krahas fotos.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPuthja me Fatjonin/ Sindi: Ishte aksident. Mevlani ironi therëse: Sa të vdekur pati
Artikulli tjetërInfektohet me Covid-19 mjeku Arjan Harxhi, infeksionisti dërgohet për kurim në Turqi