Mësohet se banesa është një vend ku strehohen kryesisht murgeshat e moshuara, por së fundmi është kthyer në një vatër shpërthimi të virusit. Rreth 45 persona rezultuan pozitiv me Covid, ndërsa dhjetë prej tyre nuk mundën t’i mbijetonin sëmundjes.
ITALI-Dhjetë murgesha kanë humbur jetën pasi janë infektuar me Covid-19. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në një shtëpinë kujdesi për të moshuar në Cervia, në Ravenna.
Advertisements
Mësohet se banesa është një vend ku strehohen kryesisht murgeshat e moshuara, por së fundmi është kthyer në një vatër shpërthimi të virusit. Rreth 45 persona rezultuan pozitiv me Covid, ndërsa dhjetë prej tyre nuk mundën t’i mbijetonin sëmundjes.
Ndërkohë bëhet me dije se të prekurit janë duke u trajtuar. Itali është një nga vendet me numrin më të lartë të infektimeve që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 2,141,201 raste pozitive dhe kanë ndërruar jetë 74,985 pacientë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!