Ministri i Jashtëm gjerman i prerë me BE-në për të mos braktisur Ballkanin

Nëse Bashkimi Evropian (BE) lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të hyjnë në atë vakum, ka deklaruar sekretari shtetëror për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Michael Roth.

Advertisements

Ai ka shprehur zhgënjim që nuk ka progres në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së kryesimit të Gjermanisë me BE-në në gjashtë muajt e kaluar.

“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pyetje nuk është asgjë më pak se kredibiliteti i jonë”, ka deklaruar Roth për Handelsblat.

Advertisements

“Patjetër ta shtyjmë këtë. Paqja, pajtimi rajonal dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësisë strategjike për mbarë Evropën, veçmas për fqinjësinë”, ka thënë ai.

Gazeta Handelsblat ka shtuar se forcat si Rusia, Kina dhe Turqia janë të interesuara për rajonin. “Nëse BE lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të hyjnë në atë vakum nga arsye gjeostrategjike. Ne po i qëllojmë vetes në këmbë”, ka thënë Roth.

Ai ka thënë se hezitimi i BE-së interpretohet si dobësi në botë ku autoritarizmi bëhet më i fuqishëm, ndërsa demokracia është nën presion të madh. “Kjo është tragjedi për vendet e Ballkanit”, ka thënë Roth.

“BE patjetër të jetë më e pranishme në perceptimin emotiv të popullit. Jo që të mund të godasim mbi supe. Në fund, ai është depërtim i Evropës në konkurrencën sistemore me forcat autoritare që do të ankorohen në mes të Evropës”, ka shtuar Roth.

Ai është i bindur se BE do të ndërmarrë hapa të rinj gjatë presidencës së Portugalisë në gjysmën e parë të vitit dhe më në fund do të arrihet mbajtja e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat janë shtyrë disa herë.

Politikani gjerman gjithashtu beson se të rinjtë po largohen nga rajoni sepse nuk shohin një perspektivë, duke vlerësuar se është një tragjedi për vendet e Ballkanit, të cila, shton ai, tashmë nuk kanë mjekë, infermierë, ekspertë dhe inxhinierë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAnaliza e BIRN: Shqipërisë i duhen së paku 2 mln doza vaksinë
Artikulli tjetërLuana vendos në siklet Luana Vjollcën: Pse lëviz kaq shpesh në Kosovë?