Publikohen për herë të parë pesë foto me imazhe të rralla të ceremonisë së festimit të Vitit të Ri, të organizuar nga qeveria komuniste, në vitet 1947 – ‘48.
Advertisements
Në këto foto, vërehen momente nga festa e Vitit të Ri me fatosta dhe pionerët e dalluar, ceremoni të cilat, duke filluar nga viti 1945, e në vazhdim, organizohej në ambjentet e “Pallatit të Brigadave”.
Në këtë ceremoni festive, ashtu siç shihet dhe në këto foto, merrte pjesë Enver Hoxha, së bashku me antarë të tjerë të Byrosë Politike të Partisë Komuniste si Mehmet Shehu dhe Tuk Jakova, në atë kohë dy nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës, të cilët, shihen duke festuar me fatosat dhe pionierët e dalluar të kryeqytetit./Memorie.al
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!