Rexh Byberi, Kryetar i Bashkisë në Tropojë është mbledhur me punonjësit e Njësisë Administrative për të festuar Vitin e Ri.
Advertisements
Siç shihet në fotot e publikuara nga vetë ai, edhe pse në kohë pandemie ata janë mbledhur më shumë se 10 veta, ndërkohë që distancimi social është zero. Shihet se Byberi është në mesin e njerëzve, sakaq në kokë ka vendosur dhe një qeleshe. Siç duket në foto, ata janë mbledhur në një lokal jashtë Valbonës, pasi në Valbonë ka ikur energjia elektrike për shkak të motit të keq që prej disa ditësh ka përfshirë të gjithë Shqipërinë.
“Krahas fotove të publikuara, ai shkruan se është mirënjohës për punën që ka bërë deri më tani nga Njësia Administrative Tropojë në Shërbim të Komitetit”– shkruan ai.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!