Pamje të fr ikshme në Norvegji/ Toka ‘përpin’ një pjesë të qytezës, shtëpitë mbulohen nga balta (FOTOT)

Të paktën 9 persona u plagosën dhe rreth 200 veta u evakuuan, të mërkurën, pas një rrëshqitje toke në një qytezë, në veri të Oslos, në Norvegji.

Advertisements

Policia norvegjeze u lajmërua, në orën 4 të mëngjesit, për rrëshqitje masive të dherave, dhe se tetë shtëpi u shkëputën nga trualli i tyre, në një zonë të banuar nga afërsisht 5000 njerëz.

Policia e përcaktoi këtë si një katastrofë dhe deklaroi në Twitter se, “disa shtëpi janë dëmtuar nga rrëshqitja e dheut. Shërbimet e urgjencës, me ndihmën e mbrojtjes civile dhe ushtrisë norvegjeze, janë në proces të evakuimit’’.

Advertisements

Rreth 40 ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes dhe evakuimi vazhdoi, pasi zyrtarët thanë se ekzistonte akoma rreziku i rrëshqitjeve të mëtejshme. Gjeologët nga Drejtoria e Burimeve Ujore dhe Energjisë Norvegjeze po vlerësojnë aktualisht vendin ku ndodhi rrëshqitja, për të përcaktuar nëse është e sigurt për hyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Zona ku ndodhet kjo qytezë është e njohur për terrenin e saj të pasur me një lloj argjile që mund të ndryshojë nga forma e ngurtë në të lëngshme. Kjo shkakton shpesh katastrofa të tilla dhe shumë herë ka pasur raportime për rrëshqitje të tokës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMoti i keq në Durrës, përmbyten rrugët përreth stadiumit, shkak bllokimi i kanalizimeve
Artikulli tjetër“Shkëndijat” e para në takimin 4-minutësh/ Sindi: Më paske lexuar si libër… Atdheu: Është e vështirë të të zbërthesh ty, por…