Yjet që bien përshëndesin ardhjen e Vitit të Ri, me shiun e meteorëve quadrantidë, që do të mund të shihet më 2 dhe 3 janar.
Advertisements
Sidoqoftë, i pari event astronomik i vitit, është i parashikuar për më 2 janar, kur Toka do të arrijë distancën më të afërt me Diellin, të barabartë me 147 milionë kilometra.
Më 3 janar ndërkohë pritet kulmi i shiut të meteorëve quadrantidë. Aktiviteti maksimal parashikohet në orët e vona, por spektakli mund të admirohet edhe në ditët para dhe pas këtij kulmi…
Advertisements
Për sa i takon planetëve, Jupiteri dhe Saturni, protagonistë të bashkimit të tyre të dhjetorit, do të zhduken nga qielli mbrëmjeve dhe do të fshihen pas diellit në gjysmën e dytë të muajit duke u bërë të padukshëm, por mund të tentohet të shihet Mërkuri, i kthyer në qiellin e errët. Afërdita ndërkohë redukton shikueshmërinë e saj afër mëngjesit, ndërsa Marsi do të mbetet i dukshëm në pjesën e parë të natës.
Edhe pse do të jetë e vështirë të vëzhgohen pasi janë shumë poshtë në horizonte, menjëherë pas perëndimit, mund të tentohet të shihet një grupim i tre planetëve, Mërkurit, Jupiterit dhe Saturnit, rreth 14 janarit. Ndërsa më 21 janar, do të ndodhë takimi mes Hënës, Marsit dhe Uranit, ndërsa sfond i këtyre spektakleve të rralla do të jenë yjësitë dimërore, Dashi, Demi, Binjakët, Arusha e Madhe dhe e Vogël, Andromeda etj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!