Temperaturat në këtë zonë gjithmon janë mjaft të ulëta ndërsa trashësia e borës arrin në 70-80 cm e bën të pamundur çdo lëvizje. Punonjësit e OSHEE kanë shkuar në zonë, por nuk kanë mundur të riparojnë defektin e shkaktuar.
BAJRAM CURR–Valbona qw prej katwr ditwsh ka mbetur pa energji elektrike, kjo pwr shkak tw motit tw keq. Nga stuhitë e forta të dëborës janë rrëzuar shtyllat dhe janë dëmtuar linjat në rrjetin e brendshëm. Pa energji kanë mbetur disa fshatra të thellë në njësinë administrative të Lekbibaj.
Advertisements
Temperaturat në këtë zonë gjithmonë janë mjaft të ulëta ndërsa trashësia e cila borës arrin në 70-80 cm e bënë të pamundur çdo lëvizje. Punonjësit e OSHEE kanë shkuar në zonë, por nuk kanë mundur të riparojnë defektin e shkaktuar nga dëbora në mënyrë qe të rikthenin energjinë për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë. Mungesa e investimeve dhe kabinat elektrike të amortizuara kanë bërë që zona e Valbonës të vuaj shpesh mungesën e energjisë elektrike.
“Nga informacionet e marra nga përgjegjësi i degës së OSHEE-së Tropojë, rrjeti i furnizimit me energji elektrike të Nj.Ad Margegaj dhe aktualisht rrjeti që furnizon Luginën e Valbonës ka pësuar defekte. Këto defekte kanë ardhur si rezultat i erës së fortë dhe sasisë së rënduar të reshjeve të shiut e borës ku në Valbonë shkon deri në 70-80 cm. Aktualisht po punohet nga një grup prej 12 punonjësish të OSHEE-së Tropojë për riparimin e defekteve në këtë rrjet dhe vendosjen e tij në gatishmëri”, njoftojnë emergjencat civile të Prefekturës Kukës.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!