Deputeti Andi Përmeti fiton betejën me COVID pas 61 ditësh! I bën dedikimin prekës bashkëshortes

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, ka fituar betejën e vështirë me Covid-19 pas 61 ditësh luftë.

Advertisements

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Përmeti ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje, ndërsa shprehet se tashmë mund të festojnë jo vetëm ditëlindjen, por edhe fitoren e betejës 61 ditore ndaj Covid.

Mes rreshtash, deputeti shprehet ia doli të mundë Covid falë forcës që bashkëshortja e tij i ka dhënë gjatë kësaj kohe.

Advertisements

“Tashme mund te festojme! Gezuar ditelindjen Fjona. U befsh 100 vjec. Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment. Ti ja dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese qe asgje e keqe sdo me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane. Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku ja dolem.
Tashme mund te festojme! Gezuar!”, shkruan Përmeti.

Përmeti është deputeti që pati komplikacione nga COVID19 dhe u dërgua për kurim në Turqi. Lajmin për infektimin e tij u dha nga deputetja Rudina Hajdari gjatë një seance parlamentare në Kuvend.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPesë gjërat që nuk duhet t’i marrim më si të mirëqena per vitin e ardhshëm
Artikulli tjetërI fundit! Tërmeti 6.4 ballë shkund Ballkanin