Largimi i mjekëve dhe infermierëve nga vendi, Basha: Ka ardhur koha ti themi mjaft!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh para studentëve të mjekësisë se PD do e ndryshojë fenomenin e ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria.

Advertisements

Fjala e Lulzim Bashes:

Keni dëgjuar ndonjë plan nga qeveria se si do ta ndalë?! Kjo nga njëra anë do të thotë që vazhdon emigracioni i rinisë, ndërsa nga ana tjetër do të thotë se ne do të vazhdojmë të jemi pa mjekë, pa infermierë, pa personel të kualifikuar.7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim.Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.Ky nuk është çelësi magjik që zgjidh gjithçka, por të paktën e stabilizon situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme.E dyta, siç e thatë dhe vetë nuk ka të bëjë vetëm me rrogën, por ka të bëjë edhe me kushtet e punës. Mjeku më shumë se kushdo tjetër, ka përgjegjësinë më të madhe ndaj jetës , sepse puna e mjekut konsiston në shpëtimin e jetës. Në qoftë se i jep përgjegjësinë të shpëtojë jetën dhe nuk i jep mjetet për të shpëtuar jetë, atëherë edhe ajo rrogë, sado që t’ia bësh, nuk i kthehet në bekim por në mallkim. Dhe kjo do të thotë anulim i menjëhershëm i këtyre koncensioneve. Për ne, hapi i parë do të jetë anulimi i këtyre koncensioneve dhe financimi me urgjencë i gjithë sistemit shëndetësor, spitalet në të gjithë komponentët e tyre, por padiskutim edhe kujdesi për të forcuar , shëndoshur dhe sjellë në parametra të shërbimit dinjitoz edhe mjekun e familjes dhe të gjithë hallkat e tjera, duke përfshirë këtu farmaceutikën.

Advertisements

Duhet një reformë e thellë. Ajo është ekzistenciale për shëndetin e qytetarëve dhe për të ndalur e më pas për të kthyer mbrapsht tendencën e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë për t’u larguar nga Shqipëria dhe prakitkisht për ta zbrazur Shqipërinë nga njerëzit për të cilët ka nevojë për të shpëtuar jetë.Prandaj programi ynë për shëndetësinë i jep një theks të veçantë pikërisht këtyre elementëve:Shpërblimit për mjekët dhe infermierët.Financimit të gjithë hallkave të sistemit shëndetësor dhe financimit për të mbajtur mjekët e ardhshëm, pra studentët, në vend dhe jo për t’u kthyer në një laborator ku prodhohen mjekë dhe infermierë për Gjermaninë, për Europë, ndërkohë që shqiptarët vuajnë krizën më të rëndë shëndetësore.

Që të ndodhë kjo sigurisht që duhet të kemi një ndryshim.

Pas 7 vitesh premtime për shëndetësinë falas dhe dështime spektakolare, kolapsit të spitaleve, kolapsit të sistemit shëndetësor, ka ardhur koha t’i themi mjaft. Ka ardhur koha ta largojmë shkaktarin e kësaj situate dhe së bashku të reformojmë sistemin dhe t’i japim mundësi edhe mjekëve, edhe ju mjekëve të ardhshëm të bëni misionin tuaj që është; shpëtimi i jetëve të njerëzve”, – tha Basha gjatë takimi me studentët e mjekësisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident i rëndë brenda tunelit Tiranë-Elbasan, bllokohet qarkullimi(Detaje)
Artikulli tjetër‘I dukej komplet zona int ime’/ Xhesika Polo reagon papritur(Foto)