DEL FOTOJA! Koha kur Rama vizitonte ‘parajsën’ e RRAJAVE në Rinas (AKUZAT E BERISHËS)

Familja Rraja prej disa ditësh është në qendër të mediave për shkak të arre stimit të dy të rinjëve, Ramazan dhe Fjoralb, si ‘bossë’ të tra fikut të kok ainës nga Amerika Latinë nëpër Europë. Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK, i është vënë pas pasurisë së tyre, duke u zbuluar asetet që dyshohet se janë krijuar prej veprimtarisë kri minale.

Advertisements

Ndërkohë që Dosja.al hulumtonte në rrjet lidhur me pasuritë që janë regjistruar në shtet, gjeti një foto interesante. Në shkurt të vitit 2015, kompleksin “Vila Aeroport” e vizitoi edhe vetë kryeministri Edi Rama. Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, me disa kile më pak, Rama del nga mjeti i tij dhe konsumon një kafe me mikun e tij, në lokalin e të afërmit të deputetit të tij, Rrahman Rraja. Ndërkohë që vendi po përgatitej të shkonte në zgjedhje lokale për krerët e bashkive.

Por kush është Xhelal Rraja?

Advertisements

Vitin e shkuar, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, denoncoi se Xhelal Rraja ka qënë i dën uar për vje dhje në Shtugard të Gjermanisë. Asokohe Berisha e denonconte për vjedhjen e një shume të madhe parash, diku tek 110 milionë lekëve në postë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPapës i rrëshket dora sërish, i jep ”like” një tjetër modeleje ne foton hot(Foto)
Artikulli tjetërRama ‘çudit’ me veshjen, shpik stilin e tij, vesh bluzë sportive jeshile poshtë xhaketës blu, ja moda e fundit