Sot më 24 dhjetor hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Advertisements
Autoritetet shëndetësore kanë vendosur kufizimin e orarit të lëvizjes prej orës 20:30 – 06:00 duke filluar nga sot deri më 4 janar. Këto vendime janë marrë si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Masat e reja:
Advertisements
Ora policore duke nisur nga data 24 dhjetor, do të nisë në orën 20:30 deri në orën 6:00 të mëngjesit, deri në datën 4 janar.
Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fastfood në orën 20:30-06:00 nga data 24 dhjetor deri me 4 janar, nga data 5 janar do rikthehet kufizimi ne orën 22:0-06:00
Pezullon fluturimet nga Britania e Madhe pas shfaqjes së një varianti të ri të koronavirusit në këtë vend.
Do të karantinohen për 14 ditë nga data 22 dhjetor deri në 6 janar të gjithë udhëtarët që kthehen nga Britania përmes rrugëve të tjera, apo shteteve që kanë fluturimet e hapura me Britaninë.
Gjithashtu nga sot mbyllen dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!