Ministrja e Shëndetësisë del me paralajmërim për festat e fundvitit për masa të reja, ja lëvizja e komitetit Teknik të Ekspertëve

Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, parala jmëroi masa të reja për vendin në fundvit, për të frenuar përhapjen e Co vid-19, sidomos për shkak të festave.

Advertisements

“Rekomandimet dhe të gjitha masat e mëtejshme që ne do marrim do bëhen me dije për të gjithë qytetarët sa i përket strategjisë qoftë dhe për festat e fundvitit, kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm, le të festojmë në familje këtë vit”, tha ajo.

Pritet që masat e reja të bëhen me dije në mbledhjen e kësaj jave të komitetit Teknik të Ekspertëve, që do jetë ndoshta edhe lëvizja e fundit para festave të fundvitit.

Advertisements

“E rëndësishme tani të jemi sa më shumë vigjilentë e të impenjuar për të ruajtur masat e nevojshme për t’i pasur gjatë dhe pas festave, distancimi, maska dhe higjiena”, tha Manastirliu.

Deklarata e ministres Manastirliu u bë nga Qendra Shëndetësore nr. 9 në Tiranë, e cila është një nga 6 qendrat shëndetësore, ku ka nisur nga sot në kryeqytet testimi i shpejtë.

Qendrat e tjera shëndetësore ku kryhet testimi i shpejtë janë qendra shëndetësore numër 1, ajo në Kombinat, tek Qyteti Studenti, në Kodër Kamzë dhe qendra shëndetësore nr 4.

Të gjithë mjekët e familjes do të referojnë për testim në qendrën që tashmë kanë të përcaktuar. Është mjeku i familjes, i cili, nëpërmjet sistemit të referimit elektronik, e referon qytetarin për rapid test në fashat orare nga 10:00-16:00, nga e hëna në të shtunë. Dhe pacienti paraqitet në pikën e testimit në ditën dhe orën e caktuar, ndërsa përgjigjen e merr sërish nga mjeku i familjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Mos i përdorni! Rrisin me 2.3 herë shanset e vdêkjes’, mjeku bën thirrjen urgjente
Artikulli tjetërSi kurohet pagjumësia? Ja metodat fantastike