Kur kanë kaluar të paktën 9 muaj nga Marsi i këtij viti, kur Italia raportonte rastet e para me Covid, e ku qeveria shqiptare vonoi në marrjen e masave për ndërprerjen e fluturimeve, duket se situata po përsëritet, por në këtë rast në raport me Britaninë e Madhe.
Advertisements
Teksa e gjithë Europa ka mbyllur për të paktën 72 orë të gjitha fluturimet nga Britania, për shkak të mutacionit të virusit që po përhapet me shpejtësi, Shqipëria nuk ka marrë ende asnjë masë, dhe fluturimet vijojnë si normalisht.
Një avion ka mbërritur sot nga Anglia në Shqipëri në orën 01:25 të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës së nesërme janë parashikuar të mbërrijnë tre avionë të tjerë, bëjnë me dije burime për Faxweb.al.
Advertisements
Fluturimi i parë do të jetë të martën nga Londra, në orën 01:25, i dyti në orën 11:20 dhe fluturimi i tretë do të jetë në 11 e 25. Nga qeveria derimë tani nuk ka pasur asnjë reagim, për këtë zhvillim që zë faqet e para të të gjitha mediave ndërkombëtare.
Boris Johnson do të kryesojë sot një takim të komitetit të urgjencave, pas vendimit që morën dhjetra vende, kryesisht europiane për të bllokuar fluturimet me Britaninë e Madhe, pas rasteve të Covidit mutant që u zbuluan në Londër.
Franca ishte e fundit që u bashkua me Irlandën, Italinë, Hollandën, Belgjikën, Austrinë, Bullgarinë, Gjermaninë, Finlandën dhe Danimarkën në ndalimin e të gjitha fluturimeve që transportojnë pasagjerë nga Mbretëria e Bashkuar, ose e anasjellta, për një periudhë 48 orëshe, e cila do të vlerësohet më pas, nëse do të zgjatet dhe për periudhën e vitit të ri.
Izraeli, Turqia, Maroku, Kuvajti, Arabia Saudite dhe El Salvador më vonë ndoqën shembullin e shteteve europiane, ndërsa presioni po shtohej natën e kaluar në Shtetet e Bashkuara për të marrë masa pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se Kanada po vendoste një ndalim 72-orësh në udhëtimin nga Mbretëria e Bashkuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!