Ish-deputeti i PD-se humbi jetën nga Covid, Basha mesazh ngushëllimi familjareve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, bankieri i njohur Bedri Çollaku është ndarë ditën e djeshme nga jeta për shkak të Covid-19.

Advertisements

Ndaj këtij lajmi të hidhur ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë.

Advertisements

“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të sistemit bankar. Shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Virgjinushit, vajzës Genta dhe djalit Erionit. Në këtë ditë të vështirë të humbjes së bashkëshortit të dashur, babait të rrallë dhe të përkushtuar, jemi pranë tyre me mendimin dhe lutjet tona. Me vdekjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë. U prehtë në paqe” shkruan Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMasa te tjera gjatë festave, Andi Koraqi: Do të ketë ndryshime, ja çfare po diskutohet
Artikulli tjetërALARMANTE!! INSTAT: 47 mijë shqiptarë emigruan më 2019, ose gati 130 persona në ditë