Presidenti Meta dekoron artisten e shquar të kinematografisë shqiptare

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi artisten e shquar të kinematografisë shqiptare Elida Janushi dhe pionerin e kameras, Dhimitër Lala me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Advertisements

Kreu i Shtetit e dekoroi aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit, me motivacionin për mjeshtrinë e rrallë dhe kontributin ndaj artit dhe kinematografisë shqiptare.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar të familjarëve dhe personaliteteve të artit, kulturës dhe kinematografisë, të pranishëm në ceremoninë solemne, Kreu i Shtetit u shpreh se artisët shqiptarë kanë qenë dhe janë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Advertisements

Fjala e Presidentit Meta:

“Artisët shqiptarë kanë qenë dhe janë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës, si shenjë vlerësimi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për vendin dhe shoqërinë tonë.

Edhe në kohët më të vështira, siç është edhe kjo situatë që po kalojmë me Covid-19, njeriu shpreh emocionet dhe dëshirat e brendshme dhe kërkon mbështetje në art.

Sepse arti është një mënyrë për të promovuar edhe ndryshime shoqërore, veçanërisht gjatë periudhave të vështira sociale.

Si pjesë e vlerësimit për artin shqiptar, do nderojmë dy figura, që në zhanret e tyre kanë dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh për dekada.

Jeta e kino-operatorit Dhimitër Lala është e mbushur me një kontribut të jashtëzakonshëm për filmin shqiptar, por duke prekur njëkohësisht momente vlerësimi shumë të larta, si dhe dënime shumë të padrejta në periudha të tjera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPresidenti gjobitet me plot 3,500 dollarë për shkak të maskës
Artikulli tjetërKaloi semaforin e kuq në qendër të Tiranës, Alketa Vejsiu i kërkon falje publike qytetarëve