Greqia e merr ngarkesën e parë të vaksinës kundër COVID19 (Pfizer-BioNtech), më 26 dhjetor. Lajmi është dhënë nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili deklaroi se vaksinimi do të bëhet në 5 spitale posaçërisht për COVID në Athinë dhe Selanik.
Advertisements
Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, dhe punonjësit e qendrave shëndetësore dhe ato të kujdesit për të moshuarit. Vaksina do të kryehet fillimisht tek popullsia mbi 65 vjeç, që llogariten në 2.4 milionë persona në Greqi.
Po ashtu, kryeministri inspektoi edhe dhomat frigoriferike në Selanik, ku do të ruhet Pfizer. Ato janë prodhuar nga firma japoneze PHCbi dhe do të ruajnë në minus 72 gradë vaksinën kundër COVID19.
Advertisements
Vaksinimi pritet të nisë në BE më 27 dhjetor, ndërsa për Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria nuk ka asnjë datë. Kryeministri ka deklaruar se vaksina vjen në dy muajtë e parë të 2021, por COVAX sipas raportimeve në disa media serioze evropiane, nuk ka në “plan” të sigurojë vaksinat e para Pfizer dhe Moderna para vitit 2022.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!